Euro 2024/ Kosova sot përballet Bjellorusinë

Futboll

Euro 2024/ Kosova sot përballet Bjellorusinë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat