Kjo nuk i duhej Kosovës me Bjellorusinë

Futboll

Kjo nuk i duhej Kosovës me Bjellorusinë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 qershor 2023 Në ora: 20:27 Përditësuar në ora: 22:38 më 19.06.2023
Pamje nga ndeshja

Kosova dështon

Kosova zhgënjeu me rezultat në duel me Bjellorusinë, duke pësuar humbje të papritur me rezultat 2:1 nga Bjellorusia, në ndeshjen që u zhvillua në terren neutral në Budapest të Hungarisë, pasi bjellorusët e kanë të suspenduar paraqitjen si vendas për shkak që e përkrahin agresionin rus ndaj Ukrainës.  

Kosova pas tre barazimeve ka pësuar humbje nga ekipi nëi dobët, Bjellorusia.

Bjellorusët e dobët pas tri humbjeve, gjejnë fitoren e parë ndaj Dardanëve, që këta të fundit luajtën mirë deri në minutën e 60-të.    

Në minutën e parë, fat i madh për Kosovën, Ebong i vetmuar dhe për fat të mirë gjuan drejt në portierin Muriç.

Donat Rrudhani në minutën e 6-të godet më të parën nga rreth 15 metra por për fat të keq të tij topi shkoi mbi portë. 

Në minutën e 52-të, Ignatovich ka goditur bukur nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra dhe paksa si anash, por Ignatovich me vetëmohim të pashoq e ka dëbuar topin në korrne.

Në minutën e 54-të, Celina gjuan nga rreth 20 metra megjithatë topi shkoi për disa centimetra jashtë portës së djathtë të Bjellorusisë.

Muslija (55’) me mjeshtri godet nga rreth 17 metra por nuk mposhtet portieri Ignatovich, duke grushtuar topin në korrne.

Në minutën e 73-të, Hekuran Kryeziu bëri gabim trashanik, e ktheu topin prapa por deri të Vladislav Morozov dhe ky nuk e fali duke shënuar për 1:0.

Në minutën e 77-të, Maks Ebong nga rreth 10 metra shënon për 2:0.

Në minutën e 86-të, Vedat Muriqi faullohet. Muriqi shënoi nga penalltia për 2:1 në minutën e 87-të.

Kosova tani ka tre pikë dhe sa ka edhe në vend të pestë Bjellorusia.

Bjellorusia - Kosova 2:1

Stadiumi "Szusza Ferenc" në Budapest.

Gjyqtar: J. Weinberger (Austria).

Shënues: Morozov (73'), Ebong (75') - Muriqi (87' - nga penalltia).. 

Kartoni i verdhë: Kryeziu.

Bjellorusia: Ignatovich, Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin (Malkevich 88'), Bocherov (Selyava 65'), Yablonskiy (Klimovich 88'), Kaplenko, Yuzepchuk (Kovalev 63'), Savitskiy (Morozov 63') dhe Ebong.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada (Krasniqi 25'), Fazliji (H. Kryeziu 53'), Dresheviq (Zhegrova 46'), Rrudhani, Celina (Loshaj 79'), Muslija dhe Muriqi.

Dardanët zhgënjejnë

(E plotësuar) -  90' Fundi i lojës.

87' Vedat Muriqi ka shënuar nga penalltia, duke e ngushtuasra humbjen në  2:1.

 86' Penallti për Kosovën. Muriqi faullohet..

 80' Pak shpresa për Kosovën.

75' Turp, 2:0. Maks Ebong nga rreth 10 metra shënon për 2:0.

73' Hekuran Kryeziu bëri gabim trashanik duke e kthyer topi prapa e deri të Vladislav Morozov
 dhe ky nuk e fali duke shënuar për 1:0.

Bjellorusia - Kosova 2:1

Stadiumi "Szusza Ferenc" në Budapest.

Gjyqtar: J. Weinberger (Austria).

Shënues: Morozov (73'), Ebong (75') - Muriqi (87' - nga penalltia).. 

Kartoni i verdhë: Kryeziu.

Bjellorusia: Ignatovich, Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin (Malkevich 88'), Bocherov (Selyava 65'), Yablonskiy (Klimovich 88'), Kaplenko, Yuzepchuk (Kovalev 63'), Savitskiy (Morozov 63') dhe Ebong.

Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada (Krasniqi 25'), Fazliji (H. Kryeziu 53'), Dresheviq (Zhegrova 46'), Rrudhani, Celina (Loshaj 79'), Muslija dhe Muriqi.

67' Edhe Bjellorusia e rrezikshme.

 64' Kosova nuk po e gjen rrjetën.

61' Bjellorusia pati rast të mirë por fat për tanët.55' Muslija me mjeshtri godet nga rreth 17 metra por nuk mposhtet portieri Ignatovich, duke grushtuar topin në korrne.

52' Ignatovich ka goditur bukur nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra dhe paksa si anash, por Ignatovich me vetëmohim të pashoq e ka dëbuar topin në korrne.

51' Kosova po insiston.

48' Edhe më tej baras.

46' Lojë e mirë e djelmoshave tanë.Përfundon pjesa e parë, Bjellorusia - Kosova 0:0

45' Minuta e fundit e pjesës së parë.

42' Kosova ka shtuar presionin.40' Mungojnë rastet konkrete të Kosova. Celina godet nga 25 metra por topi devijohet jashtl në korrne.

36' Muriqi po mundohet por ende nuk po e gjen cakun.

33' Kosova po sulmon por pa sukses deri me tash.

30' Nuk ka gola deri me tash.26' Lojë e mirë.

Leart Paçarada i pafat, u lëndua në minutën e 23-të, duke e lëshuar fushën.

22' Kosva duhet të jetë e kujdesshme në vijën e mbrojtjes pasi që po lejojnë hapësira të mëdha rivalit.

20' Rrudhani po dëshmon lojë të mirë.18' Futbollisti Ebong jashtëzakonisht i rrezikshëm.

16' Bjellorusia herë - herë është e rrezishme.

15' Vedat Muriqi gjuan nga distanca por larg mbi portë.

13' Kosova është më kërkuese.11' Kosva po bën trysni në portën e rivalit.

9' Ndeshja po zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

6' Donat Rrudhani godet më të parën nga rreth 15 metra por për fat të keq të tij topi shkoi mbi portë.

5' Mbrojtja e Kosovës nuk është në nivelin e duhur.3' Celina depërton mirë por i ikë topi në fundore.

1' Fat i madh për Kosovën, Ebong i vetmuar dhe për fat të mirë gjuan drejt në portierin Muriç. 

Gjithçka gati.

Futbollistët dalin në fushë.

Kombëtarja e Kosovës më e mobilizuar se kurrë, duan fitore në duel me Bjellorusinë, në takimin që luhet në Budapest.

Sa vlen Kosova?

Kosova do të ndeshet sonte me Bjellorusinë në Hungari, në ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2024.

“Dardanët” kërkojnë fitoren e parë në këto kualifikime, teksa kanë dështuar ta arrijnë atë në tri ndeshjet e para.

E sonte, kualiteti është dukshëm në anën tonë.

Vlera totale e Bjellorusisë në Transfermarkt është 12.23, kurse ajo e Kosovës 87.83.

E janë dy lojtarë te Kosova që kanë vlerë veç e veç më të madhe se krejt ekipi i Bjellorusië.

Amir Rrahmani vlerësohet me 25 milionë e Vedat Muriqi me 15 sosh.

Kosova mobilizohet

Kosova mobilizohet!

Kosova do të përballet në transfertë me Bjellorusinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Dueli do të startojë në orën 20:45.

“Dardanët” kanë marrë tre barazime në tre ndeshje në Grupin I. Ato do të kërkojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresën për të luajtur në Europian.

Në formacionin zyrtar të Kosovës bie në sy mungesa e Milot Rashicës.

As Rashica, as Zhegrova

As Rashica, as Zhegrova!

Kosova luan sonte, ndaj Bjellorusisë, shansin e fundit për të mbetur në lojë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të Euro 2024.

Trajneri Alain Giresse ka qenë i detyruar të bëjë një ndryshim në formacion për sfidën e Budapestit: në pozicionin e sulmuesit të djathtë, për shkak të problemeve fizike të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, francezi i ka dhënë një fanellë titullari Rruudhanit.

E gjithë pjesa tjetër e formacionit titullar mbetet e pandryshuar krahasuar me ndeshjen me Rumaninë.

Kosova për fitore në Budapest

Ndeshja mes Bjellorusisë dhe Kosovës do të zhvillohet në orën 20.45 në stadiumin në Budapest.

Ndeshja luhet në kuadër të xhiros së katërt të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Kosova deri me tash ka tre barazime po në aq ndeshje dhe Bjellorusia tre humbje rresht.

Bjellorusia - Kosova

Bjellorusia: Ignatovich, Bykov, Volkov, Polyakov, Pechenin, Bocherov, Yablonskiy, Kaplenko, Yuzepchuk, Savitskiy dhe Ebong.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paçarada, Fazliji, Dresheviq, Rrudhani, Celina, Muslija dhe Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat