Lojtari i Kosovës nga Gjermania në Zvicër

Futboll

Lojtari i Kosovës nga Gjermania në Zvicër

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:06
Betim Fazliji - majtas

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji ka ndryshuar ambient në këtë merkato verore teksa 24-vjeçari ka mbyllur eksperiencën me St.Paulin në Bundesliga 2 dhe është rikthyer aty ku hodhi hapat e parë si futbollist profesionist.

Ishte vetë klubi zvicerian që njoftoi firmën me Fazlijin duke e theksuar se tashmë ai është rikthyer në shtëpi teksa mbrojtësi që përshtatet më së miri edhe në rolin e mesfushorit, ka firmosur deri në vitin 2027.

Në fjalët e tij të para pas rikthimit te St.Gallen, Fazliji u shpreh se është i lumtur për rikthimin në atë që e konsideron si familjen e tij teksa shtoi se mezi po pret që të luaj para tifozëve.

Në sezonin e fundit me St.Paulin, Fazliji u aktivizua në 19 ndeshje me gjermanët në kampionat ndërsa regjistroi edhe dy paraqitje në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat