Klopp te Gjermania?

Futboll

Klopp te Gjermania?

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:59
Klopp

Gjermania vazhdon të kalojë një periudhë të errët dhe kjo është parë dhe në tre miqësoret e fundit që zhvilluan “Panzerat”, duke marrë një barazim dhe dy humbje.

Duket se në Gjermani nuk po i besojnë më trajnerit Hansi Flik, i cili nuk po përmbush pritshmëritë që kishin në fillim.

Gazeta prestigjioze “Bild” ka zgjedhur që t’i bëjë thirrje trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, që të largohet nga “Reds”-at dhe të vijë në krye të kombëtares.

Kjo dhe për arsye se Europioani i ardhshëm do të zhvillohet pikërisht në Gjermani dhe gjermanët nuk duan të përjetojnë një tjetër turpërim si në dy kampionatet botërorë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat