Kur zyrtarizohet Mbappe te Real Madrid?

Futboll

Kur zyrtarizohet Mbappe te Real Madrid?

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 14:32
Mbappe

Kjo merkato verore po jep frutat e para për të qenë një treg i nxehtë, me emra të mëdhenj që transferohen nga një klub në tjetërin.

Kylian Mbappe është një nga emrat më të nxehtë që është vendosur në qendër të thashethemeve të merkatos.

Edhe pse disa ditë më parë francezi deklaroi se do të respektonte kontratën me PSG deri në fund, pra deri në përfundim të sezonit tjetër, nga Spanja ka raportime të tjera të cilat vendosin në pikëpyetje të ardhmen e lojtarit në fjalë.

Sipas raportimit nga televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito TV”, Mbappe do të jetë lojtar i Real Madrid dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet rreth datës 23 korrik. Gjithashtu, i njëjti televizion bëri të ditur se PSG e vlerëson 200 milionë euro kartonin e francezit, ndërsa “Los Blancos” kanë ofruar deri më tani 120 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat