Spahiu bashkohet me Gostivarin

Futboll

Spahiu bashkohet me Gostivarin

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:48
Spahiu

Ediz Spahiu pasi i dha fund qëndrimit të tij te Tikveshi, i njëjti është prezantuar me fanellën e Gostivarit , skuadër kjo që edhe verën e kaluar kishte tentuar që të trnasferojë sulmuesin 22-vjeçar, i cili në këtë mënyrë rikthehet të luaj te skuadra e vendlindjes së tij.

Siç mëson media nga Maqedonia “infOSport., Spahiu me Gostivarin ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa me eksperiencën e tij në Ligën e Parë, i njëjti pritet të ndihmojë skuadrën nga Pollogu në realizimin e objektivave.

Spahiu pjesë e Tikveshit ishte për dy vite e gjysmë, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti për dy vite me rradhë luante rolin e heroit për skuadrën nga Kavadari, duke e ndihmuar atë që përmes ndeshjeve të balotazhit të sigurojë fillimisht pjesëmarrjen pas plotë 17 viteve në elitën e futbollit vendor dhe më pas edhe mbijetesën.

Ai fillimisht 25 majin e vitit 2021 kishte shënuar golin vendimtarë kundër Sileksit në balotazh, duke e rikthyer Tikveshin në mesin e më të mirëve, ndërsa 22 majin e vitit 2022 kundër Voska Sport kishte realizuar dy gola në atë fitore 4:1, pas së cilës skuadra nga Kavadari vazhdoi të mbetet pjesë e elitës.

Spahiu është një fëmijë i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës, nga e cila skuadër verën e vitit 2020 ishte huazuar te Gostivari, që më pas nga shkurti i vitit 2021 të veshë fanellën e Tikveshit, me të cilën skuadër numëron gjithsej 61 ndeshje, ku ka realizuar edhe 12 gola dhe 6 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat