Inzaghi: Simone kampion, u tregua superior edhe ndaj Guardiolës

Futboll

Inzaghi: Simone kampion, u tregua superior edhe ndaj Guardiolës

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:55
Vëllezërit Inzaghi

Për Filipo Inzaghin, vëllai i tij i ka heshtur të gjithë kritikët dhe ka treguar që është një trajner i jashtëzakonshëm.

Ish-sulmuesi i Milanit është shprehur me fjalë zemre për Simone Inzagin, trajnerin e Interit që ka luajtur edhe një finale të Champions League.

“Kam menduar gjithmonë se Simone ishte një trajner kampion dhe ai ka qenë edhe në momente të vështira”, e ka nisur fjalën trajneri i Rexhinës për “Sky Sport” duke vazhduar me komentin për vëllain e tij.

“Unë nuk mendoj se do të kisha qenë në gjendje të reagoja si ai, askush nuk do të ishte në gjendje.

Simone luajti pesë finale për Interin.

Në kampionat ai mund të kishte bërë më mirë, por vlen për të gjithë trajnerët dhe për të gjitha skuadrat, përveç Napolit që vrau kampionatin. Disa kritika ishin të pajustifikuara dhe në finalen e Champions League ai u tregoi të gjithëve se ishte në nivelin e Guardiolës, nëse jo superior.

Në finale shihej dora e trajnerit. Nuk më çuditi.

Është normale që flas mirë për të, jam vëllai i tij, por jam i lumtur për të, sepse është njeri i mirë, i përkushtuar ndaj punës, i dashur nga lojtarët, luan futboll të mirë.

Uroj që ai të vazhdojë kështu.

Për mua është shembull, e kam në shtëpi dhe jam me fat”, përfundoi Pipo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat