Paredes largohet nga Juventus

Futboll

Paredes largohet nga Juventus

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:49
Paredes

Juventusi ka bërë të ditur se Leandro Paredes është larguar nga klubi.

Mesfushori ishte në huazim te “Zonja e Vjetër” nga PSG deri në fund të këtij sezoni dhe klubi italian nuk e aktivizoi të drejtën për blerjen e kartonit të tij.

“Aventura e Leandro Paredes me fanellën e Juventusit ka marrë fund.

Mesfushori i lindur në vitin 1994 rikthehet te PSG pas sezonit në formë huazimi me fanellën bardhezi”, thuhet fillimisht në njoftimin e bardhezinjve.

“Këta kanë qenë muaj intensivë për të, i cili e përfundon përvojën e tij me gjithsej 35 paraqitje: i pari në Firence, te Fiorentina, i fundit në Udine, në fitoren 1-0 ndaj Udineses. Në mes të Kupës së Botës të fituar me Argjentinën në Katar”.

“Ai shënoi edhe një gol, goditjen e shkëlqyer në fitoren 2-1 në shtëpi kundër Lecees dhe i ofroi një asist Milik në ndeshjen Juventus-Benfica. Tani është koha që ai të fillojë një kapitull tjetër”, thuhet më tej në deklaratë e tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat