Onana drejt Manchester United për 50 milionë euro, javën e ardhshme pritet të mbyllet transferimi

Futboll

Onana drejt Manchester United për 50 milionë euro, javën e ardhshme pritet të mbyllet transferimi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 10:29
Andre Onana

Sipas raportimeve të “Gazzetta dello Sport”, Andre Onana është shumë pranë transferimit te Manchester United.

Klubi anglez ka shtuar presionin mbi portierin e Interit, pasi trajneri Ten Hag e dëshironte me patjetër në ekip. Ditën e djeshme ka pasur kontakte mes drejtuesve të “Djajve të Kuq” dhe rrethit të portierit, ku konfirmohet në çdo drejtim se marrëveshja është drejt përfundimit.

Bëhet me dije se oferta prej 50 milionë eurove e ofruar nga United është pranuar nga Interi, me zikaltërit të cilët e morën vitin e kaluar me parametra zero Onana dhe tashmë do të përfitojnë një shumë të konsiderueshme parashë.

Bëhet me dije gjithashtu se ka optimizëm se javën e ardhshme ky transferim do të mbyllet, dhe portieri i jashtëzakonshëm kamerunas do të jetë nën drejtimin e Erik Ten Hag

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat