Koulibaly largohet nga Chelsea

Futboll

Koulibaly largohet nga Chelsea

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:36
Khalidou Koulibaly

Khalidou Koulibaly ka zbarkuar në Arabinë Saudite dhe është gati të nisë një aventurë të re.

Mbrojtësi senegaleze pritet të kryejë vizitat me skuadrën e Al Hilal-it dhe nëse çdo gjë do të shkojë sipas pritshmërive, atëherë do të firmosë kontratën me klubin e ri.

Koulibaly largohet kështu nga Chelsea pas vetëm një sezoni, ku nuk arriti të shfaqet në lartësinë e pritshmërive që ishin krijuar rreth tij, teksa duket se milionat arabe e kanë nxitur të pranojë ofertën e Al Hilal.

Nga ky operacion, Koulibaly pritet të përfitojë një pagë prej rreth 55 milionë eurosh për tre sezone, ndërsa Chelsea do të arkëtojë rreth 28 milionë euro për kartonin e tij, 12 më pak nga sa pagoi një vit më parë për ta marrë nga Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat