Mburret Rio Ferdinand: Tani do të vleja 170 milionë paund

Futboll

Mburret Rio Ferdinand: Tani do të vleja 170 milionë paund

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:43
Rio Ferdinand

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka folur për tarifën e transferimit të tij.

“Dikur kam pasur një vlerë prej 30 milionë paund.

Sipas standardeve të sotme, as 100 milionë paund për mua nuk janë të mjaftueshme. Unë do të vleja 170 milionë paund”, tha Ferdinand në një program në kanalin e tij në YouTube.

Siç e dini, Rio Ferdinand u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.

Mbrojtësi anglez e kaloi sezonin e tij të fundit te QPR. Ferdinand luajti për Manchester United nga 2002-2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat