Mesfushori argjentinas gjen strehë në Turqi

Futboll

Mesfushori argjentinas gjen strehë në Turqi

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:52
Leandro Paredes

Leandro Paredes nuk bindi te Juventus, ku luajti në huazim sezonin e kaluar dhe u rikthye te Paris Saint Germain, por edhe këtu vetëm për pak javë. Mesfushori argjentinas nuk bën pjesë në planet e kampionëve të Francës dhe prite tët largohet me shumë mundësi drejt Turqisë, ku e kërkon me ngulm Galatasaray.

Mediat franceze bëjnë me dije se mes klubit nga Stambolli dhe mesfushorit Paredes është arritur një marrëveshje për të firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila futbollisti do të paguhet rreth 2.5 milionë euro në sezon.

;I kënaqur nga impenjimi dhe guximi i futbollistëve;, Sylvinho: Shoh detajet, kemi lojtarë inteligjentë

Tani mbetet që Galatasaray të arrijë marrëveshjen me drejtuesit e Paris Saint Germain, të cilët janë gati ta shesin Paredes menjëherë, në këmbim të një shifre simbolike prej 3-4 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat