Mesfushori gjerman shpjegoi se si ai vendosi që të firmoste një kontratë të re

Futboll

Mesfushori gjerman shpjegoi se si ai vendosi që të firmoste një kontratë të re

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:04
Toni Kroo

Toni Kroos përfitoi edhe një herë nga programi, të cilin ai ndan bashkë me vëllanë e tij Feliks, “Einfach mal luppen”, për të shpjeguar ndjesitë e tij pasi rinovimi me Realin e Madridit u njoftua zyrtarisht.

Mesfushori gjerman shpjegoi se si ai vendosi që të firmoste një kontratë të re në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2024 dhe lë të hapur se mund të luajë përtej kësaj date.

33-vjeçari, i cili u mendua gjatë shumë nëse do të rinovonte apo jo me gjigantët spanjollë, theksoi se ishte një proces pa presion mes palëve dhe se sapo ishte e qartë për të, ai njoftoi zyrtarët madrilenë që mund të firmoste.

Ai shtoi gjithashtu se do të vazhdojë të luajë në Madrid, sepse mendon ende se është mjaft i fortë për të luajtur në nivelin më të lartë.

“Dëshiroj të përgëzoj klubin për mënyrën se si e kanë trajtuar gjithë këtë çështje. Gjithçka varet nga lidhja ime me klubin, nga të dyja palët.

Unë kam qenë gjithmonë i qartë.

Nuk e dija nëse doja të luaja një vit tjetër apo jo, por nëse do ta bëja, nuk do të doja të shkoja në një klub tjetër”, tha ish-ylli i Bajernit të Mynihut. Kros nuk donte të bënte presion duke përdorur emrin e klubeve të tjera dhe as Reali nuk bëri të njëjtën gjë:

“Ne nuk kemi nevojë për negociata të mëdha apo pazare. Unë nuk do të përfshija një klub tjetër përmes menaxherit”. Toni tregon se kishte respekt mes palëve. “Kam marrë kohën time dhe sapo u bë e qartë e informova klubin sepse doja që ata të kishin njëfarë sigurie në planifikimin e skuadrës”,- tha Kroos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat