Klubet pranë marrëveshjes

Futboll

Klubet pranë marrëveshjes

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 16:33
Josko Gvardiol

Zbulimi i Botërorit të Katarit ishte padyshim mbrojtësi kroat Josko Gvardiol, që bëri një performancë fantastike, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

Për futbollistin, gjermanët e Leipzig kërkojnë të paktën 100 milionë euro, teksa mediat angleze raportojnë se Pep Guardiola u ka kërkuar sheikëve të Manchester City-t që ta transferojnë në “Etihad Stadium” këtë verë.

Aktualisht anglezët kanë shkuar deri në shifrën e 90 milionë eurove, shumë pranë pretendimeve të Leipzig, ndaj gjasat janë që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet brenda muajit qershor, në mënyrë që Gvardiol të nisë përgatitjet për sezonin e ri, nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Mbrojtësi i talentuar kroat ndiqej me interes edhe nga Reali i Madridit, por Florentino Perez e konsideroi shumë të lartë pretendimin e Leipzg dhe u tërhoq shpejt nga gara.

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është rritur në akademinë e Dinamos së Zagrebit dhe iu bashkua Leipzig në verën e 2021-shit, teksa në dy sezone në Bundesligë numëron 88 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat