Flet rreth së ardhmes së Kylian Mbappe

Futboll

Flet rreth së ardhmes së Kylian Mbappe

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 19:55
Pamje nga një ndeshje

Në Francë shpresojnë që Kylian Mbappe të qëndrojë sa më gjatë te PSG, por e ardhmja e sulmuesit është e lidhur me Realin e Madridit.

Florentino Perez nuk është dorëzuar kurrë dhe po pret momentin e duhur për të firmosur me “yllin” francez.

Në lidhje me të ardhmen e 24-vjeçarit ka folur edhe Philippe Diallo, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit.

“Të gjithë duan të kenë në ligat e tyre futbollistët më të mirë në qarkullim.

Janë pikërisht më të mirët që të bëjnë të ëndërrosh, dhe ata që vendosin ndeshjet.

Mbappe? Sa më gjatë të qëndrojë në Francë aq më mirë është për futbollin francez.

Por nuk më takon mua, si presidenti i Federatës, të ndryshoj vullnetin e futbollistit”, dekloroi Diallo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat