Ish-futbollisti i United: U bënë disa muaj që diskutojnë me sheikët

Futboll

Ish-futbollisti i United: U bënë disa muaj që diskutojnë me sheikët

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Klubi i Manchester United mbetet në mesin e procedurave të shitjes teksa arabët me në krye sheikun Jassim bin Hamad Al Thani pretendojnë të përvetësojnë “Djajtë e Kuq”.

Tifozët kërkojnë që klubi të përfundojnë sa më shpejt këtë proces për të qenë gati për sezonin e ri dhe kështu çështjet jashtë fushe të mos bëhen pengesë për trajnerin Erik ten Hag.

Në lidhje me këtë foli edhe një ish-lojtar i Manchester United si Patrice Evra i cili kërkoi me ngulm që klubi të shitet sa më shpejt.

“Po flasim për këtë akordin me sheikun, por u bënë disa muaj që e diskutojmë tashmë. Më duket se që prej muajit nëntor.

Pyetja që kam unë është;

A mund ta mbyllim diskutimin rreth këtij cirku? Duhet gjetur një zgjidhje dhe sa më e shpejtë, klubi duhet të mësojë pronarin.

Duhet ta bëjmë tani para se të nisë sezoni që skuadra të jetë e përqëndruar në fushë”, u shpreh Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat