Chelsea vazhdon të ruajë interesimin për brazilianin

Futboll

Chelsea vazhdon të ruajë interesimin për brazilianin

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 19:14
Neymar fu

Neymar është objektivi i fundit i Arabisë Saudite.

Sipas “The Athletic”, braziliani ka marrë një ofertë të konsiderueshme, ndërkohë që ka ende interesim edhe nga Chelsea.

Duke pasur parasysh pagën shumë të lartë të Neymarit, gjetja e klubeve që kanë mjetet financiare për të arritur një marrëveshje është e vështirë.

Nga Arabia Saudite dihet se ka fonde me bollëk. Kësisoj, raportohet se një ofertë shumë e madhe është dorëzuar nga Arabia Saudite për ish-sulmuesin e Barcelonës – detaje tjera nuk janë zbuluar ende.

Ndërkohë, Chelsea po punon me shitjen e lojtarëve dhe po shpreson që të mbledh fonde të mjaftueshme për të dërguar një ofertë te Paris Saint-Germaini, edhe pse kërkesat e reprezentuesit të Brazilit mund ta vështirësojnë një kalim të mundshëm të tij në “Stamford Bridge”.

Aspekti financiar i marrëveshjes e bën të vështirë çdo tentativë të për blerjen e 31-vjeçarit, siç raporton “The Athletic”.

Humbja e Lionel Messit, si dhe largimi i mundshëm i Kylian Mbappes gjithashtu mund të komplikojë çdo marrëveshje, raportoi “L’Equipe”.

Parisienët nuk duan të humbasin të tre sulmuesit këtë verë dhe ardhja e trajnerit Luis Enrique mund gjithashtu të shtyjë Neymarin të qëndrojë në “Parc des Princes”. Dyshja kanë punuar së bashku në Barcelonë.

Neymar ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat