Stadiumi i ri i Milanit, investim 1 miliardë euro

Futboll

Stadiumi i ri i Milanit, investim 1 miliardë euro

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 00:09
Pamje nga stadiumi

Kohët e fundit po dëgjojmë gjithmonë e më shumë të flitet për “frontin e jo-së”, por këtë herë në San Donato Milanese ka edhe një “po” për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanit në zonën e San Françeskos.

Lajmin e konfirmon e përditshmja “Il Cittadino”, që bën të ditur se akordi mund të arrihet gjatë fillimit të vjeshtës.

Sondazhet e nisura të shtunën në mëngjes, në tri orë u mblodhën rreth 500 firma nga qytetarët në favor të impiantit të ri kuqezi, si dhe një duzinë nënshkrime te ata që janë kundër projektit.

Duket se edhe banorët po binden për aspektet pozitive që do të sillte një stadium i Milanit në ato territore, teksa shoqëritë që janë kundër nuk harrojnë të shpalosin ndotjen ambientale dhe akustike që do të shkaktohet gjatë punimeve.

Kujtojmë se nisma për ndërtimin e stadiumit të ri të “djallit” ka nisur 5 vjet më parë, por ende asnjë hap nuk është realizuar në këtë aspekt, pavarësisht se thuhet që investimi do të kalojë një miliard eurot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat