Mane flet pa “doreza” Ig

Futboll

Mane flet pa “doreza” Ig

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 16:07
Sadio Mane

Sadio Mane është rikthyer të flasë për aventurën te Bayern Munchen dhe sherrin me Leroy Sane.

Sulmuesi senegalez, i cili verën e vitit të kaluar u transferua nga Liverpooli (32 mln euro), fitoi Superkupën e Gjermanisë dhe titullin kampion në edicionin e parë si bavarez.

Në një rrëfim për Sport 1, 31-vjeçari theksoi se nuk ka ndërmend të largohet nga rekordmenët e futbollit gjerman. “Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni.

Mua më pëlqejnë sfidat, dhe Bayerni është një sfidë e madhe.

Tani më takon mua të bëj gjithçka siç duhet. Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale.

Sherri me Sane? Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh. E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës.

Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm“, deklaroi sulmuesi afrikan, i cili goditi me grusht shokun e skuadrës në dhomat e zhveshjes pas duelit të Champions League përballë Manchester City.

Pasi lojtari i kombëtares gjermane iu drejtua me fjalët “Shkër**atë e zezë” gjatë zhvillimit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat