Weah zbarkon në Torino

Futboll

Weah zbarkon në Torino

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:58
Weah

Tek Juventusi është dita e Timothy Weah.

Mbrojtësi amerikan u ul rreth orës 18:25 të së mërkurës në aeroportin e Torinos me një fluturim privat, ndërsa të enjten, në mëngjes, në orën 9:00, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në JMedical dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me klubin e Juventusit.

Djali i ish-sulmuesit të famshëm të Milanit George Weah e kishte lajmëruar ardhjen e tij duke postuar një histori në Instagram, ku shkruante: “Fluturimi, gati”.

Marrëveshja me Weah Jr është mbyllur, madje edhe detajet e ravijëzuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes me Lille: francezët do të marrin rreth 12 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Weah, i cili do të mbushë boshllëkun e krijuar nga largimi i Cuadrados (nuk i është rinovuar kontrata që i skadon më 30 qershor) në skuadrën e Juventusit, mund të luajë në të gjitha pozicionet në të djathtë, si në rreshtimin 3-5-2 ashtu edhe në 4-3-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat