Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit: Një lojtar si Fadil Vokrri sot do të vlente 20 - 30 milionë euro

Futboll

Ish futbollisti i Dinamos së Zagrebit: Një lojtar si Fadil Vokrri sot do të vlente 20 - 30 milionë euro

Nga: K. Goca Më: 30 qershor 2023 Në ora: 16:55
Fadil Vokrri

Ish futbollisti i skuadrës së famshme kroate, Andrej Panadiç, si sot i kujtohet ndeshja me legjendën e futbollit të Kosovës, të ndjerin Fadil Vokrri. 

Panadiç që nga viti 1988 ka qenë pjesë e Dinamos dhe bashkëlojtar edhe me legjendë e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala.

Ish trajneri i Ferizajt, e kujton Vokrrin që nga koha kur ka luajtur në Partizan të Beogradit.

Çfarë thotë për Vokrrin?

“Një emër, i cili është shumë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës është Fadil Vokrri. Unë e kujtoj nga Partizani”, thotë për mediumin nga Maqedonia e Veriut, “Open.tv”.

Kur ka luajtur kundër Vokrrit?

“Unë kam luajtur një ndeshje kundër tij në Beograd. Lojtar shumë i fuqishëm, sulmues shumë kualitativ, shumë i fortë, teknilkisht, cilësor, i shpejtë.

Nëse tash e kthej atë kohë, me të tanishmen unë mendoj se një tip lojtar si Fadil Vokrri do të vlente 20-30 milionë euro, që sot nuk do të ishte kurrfarë çudie. Unë e kujtoi si njeri të shkëlqyeshëm”, ka thënë ish lojtari kroat Panadiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat