Në pritje të ftesës nga Kombëtarja shqiptare

Futboll

Në pritje të ftesës nga Kombëtarja shqiptare

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 22:53
Mirlind Daku

Në pritje të ftesës nga Kombëtarja shqiptare!

Mirlind Daku, zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Murës, si i huazuar nga Osijeku, teksa së fundmi ka ngjallur interesin e disa skuadrave, që kërkojnë të joshin në merkato sulmuesin 25-vjeçar, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare dhe tashmë është në pritje të një ftese nga Silvinjo.  

Ndërkohë tryezën e Osijekut nuk është vetëm oferta e Rapidit të Bukureshtit, që ofroi 800 mijë euro për sulmuesin nga Kosova, teksa në skenë kanë dalë edhe turqit e Trabzonsporit si dhe skuadra ruse e Rubin Kazan.  

Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe e ardhmja e Dakut, që është gati për një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat