Interi bën llogaritë

Futboll

Interi bën llogaritë

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 10:59
Onana

Me Marcelo Brozovic që mund të zyrtarizohet te Al Nassr që këtë të diel, Interi është gati të hedhë paratë e ardhura nga shitja e kroatit, për të sjellë në Milano mesfushorin Italian Davide Frattesi.

Ky i fundit ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me zikaltrit, teksa gara e vetme që Ausilio e Marotta kanë, është ajo me Romën, pasi Milani ëshët tërhequr.

Por merkatoja në dalje nuk mbaron këtu, pasi Interi është shumë pranë shitjes së portierit kamerunas Andre Onana, te Manchester United. ‘

Djajtë e kuq’ kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e portierit, ndërsa Interi kërkon 60 milionë, megjithatë palët janë optimiste se mund të arrijnë marrëveshjen për një shifër të mesme prej 55 milionë eurosh.

 

Me paratë nga shitja e Onanës Interi synon të afrojë tre futbollistë, duke nisur nga portieri që do të zëvendësojë kamerunasin. Emrat në listë janë ukrainasi Trubin i Shakhtar Donetsk dhe gjeorgjiani Mamardashvili i Valencias, të cilët kushtojnë rreth 20 milionë euro secili.

Ndërkohë, synohet që merret në huazim me të drejtë blerjeje sulmuesi belg Romelu Lukaku, si dhe të blihet anësori i Torinos, Singo, i cili do të ishte një alternativë mjaft e mirë për krahun e djathtë të mesfushës, ku për momentin është vetëm Dumfries.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat