Mourinho gati t’i “shpëtojë” karrierën sulmuesit të United

Futboll

Mourinho gati t’i “shpëtojë” karrierën sulmuesit të United

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:47
Mason Greenwood

Jose Mourinho ka vendosur të mos përfshihet në shumicë dhe të sjellë në Romë yllin e shuar, Mason Greenwood.

Sulmuesi anglez ka një kohë të gjatë që nuk luan pasi ka qenë nën hetim dhe i arrestuar për përdhunimin me dhunë ndaj partneres së tij.

Tashmë, mbi lojtarin anglez, nuk ka më asnjë akuzë pasi partnerja e tij ka tërhequr denoncimin dhe kanë rinisur jetën së bashku.

Kështu, Jose Mourinho po mendon t’i japë një shans lojtarit dhe dëshiron ta sjellë në Itali për t’i rigjetur formën e tij të dikurshme.

Manchester United ka topin tashmë në fushë dhe kështu do të vendosin ata se si do të jetë e ardhmja e Greenwood.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat