Al Nassr nuk ndalet te Brozovic, gati të provojë transferimin e De Gea

Futboll

Al Nassr nuk ndalet te Brozovic, gati të provojë transferimin e De Gea

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:50
David De Gea.

Pas mbylljes së transferimit të Brozovic mbrëmjen e djeshme, Al Nassr vazhdon të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës që sapo ka nisur.

Siç raporton “The Sun”, klubi arab ka vënë syrin te David De Gea.

Portieri spanjoll, kontrata e të cilit me Manchester United skadoi më 30 qershor, nuk ka rinovuar ende me “Djajtë e Kuq” dhe për këtë arsye aktualisht është i lirë.

Megjithatë, ka ende një shans që marrëdhënia e tij me të United të vazhdojë, sidomos nëse nuk do arrijnë të bindin Interin për Andre Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat