Mbrojtësi i Chelsea vendos të luajë në vendlindje

Futboll

Mbrojtësi i Chelsea vendos të luajë në vendlindje

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:11
Chelsea

Inter është detyruar të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit 32-vjeçar spanjoll Cesar Azpilicueta.

Kapiteni i Chelsea ka vendosur të largohet nga Chelsea edhe pse ka ende edhe një vit kontrat, ndërkohë që kishte arritur një marrëveshje verbale me zikaltërit.

Gjithsesi, orët e fundit ka hyrë në bisedime edhe Atletico Madrid, që ka detyruar Azpilicueta të ndërrojë mendje të pranojë ofertën e skuadrës “colchoneros”.

Tek Inter presin ende një përgjigje zyrtare nga mbrojtësi spanjoll, por mediat britanike konfirmojnë transferimin e tij në Madrid.

Zikaltërit i kishin ofruar mbrojtësit një kontratë 2-vjeçare, por duket se oferta nga Spanja ka bindur Azpiliqueta, që për arsye familjare ka pranuar të rikthehet në vendlindje. Për pasojë, zikaltërit duhet të rinisin nga puna për të gjetur një mbrojtës tjetër për të zëvendësuar Skriniar.

Azpilicueta konsiderohej si zëvendësi i duhur, duke parë përvojën e tij në Angli dhe Europë, por spanjolli preferoi të rikthehet në Spanjë.

Një lëvizje kjo që ka “zënë mat” Marrotta: “E kuptojmë që ofertat nga spanja e tërheqin, por ne presim një përgjigje prej tij”, tha drejtori sportiv i Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat