Kroos: Pas rinovimit me Realin mora një mesazh rrëqethës

Futboll

Kroos: Pas rinovimit me Realin mora një mesazh rrëqethës

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:13
Kroos

Toni Kroos ka rinovuar me Real Madridin edhe për një sezon, deri në vitin 2024.

Një zgjedhje që i lumturoi vërtet të gjithë.

Këtë e ka konfirmuar edhe gjermani për RTL, duke shpjeguar se kishte marrë “ok” nga gruaja e tij dhe gjithashtu një falënderim të veçantë nga… gjyshi.

“Gruaja ime më lejoi,” tha Kroos për rinovimin. “Kështu që më lejuan të vazhdoj edhe një vit këtu në Madrid.

“Ka një ose dy shembuj të njerëzve që thjesht nuk mund ta lënë futbollin, kur nuk je më lojtari që njerëzit kanë në mendje.

Nuk dua që kjo të më ndodhë mua.

“Kam ndjesinë se ky sezon ka shkuar po aq mirë sa nëntë të fundit në Madrid.

Pse të mos shkojë edhe tjetri po aq mirë? Më pëlqen ende futbolli dhe jam i uritur për tituj”.

Më pas prapaskena: “Pasi nënshkrova rinovimin me Realin, gjyshi më shkroi një mesazh: ‘Faleminderit që vendose të vazhdozh’. Jam rrëqethur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat