Milot Rashica habit se si e etiketuan disa

Futboll

Milot Rashica habit se si e etiketuan disa

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:23
Milot Rashica

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica ishte i ftuar së fundmi në një emision televiziv, ku ndër temat e shumta të diskutuara ishte edhe ajo kur zgjodhi të luaj për Kosovën, teksa më parë kishte mbajtur veshur fanellën e kombëtares shqiptare në dy miqësore.

Rashica u shpreh se një pjesë e konsideruan si tradhtar të kombit, por ai e sheh zgjedhjen e tij si të natyrshme, duke qenë se ka lindur dhe është rritur në Kosovë.

“Në momentin që Kosova është pranuar në FIFA dhe UEFA dhe që kemi patur mundësi të luajmë ndeshje zyrtare si krejt shtetet e tjera të botës, unë isha një ndër të parët që jam kthyer në Kosovë.

Më pas erdhën edhe lojtarë të tjerë.

Për disa kohë më etiketuan si tradhtar të kombit, pasi lashë Shqipërinë dhe erdha në Kosovë. Unë kam lindur në Kosovë, kam kryer shkollën këtu, familjen e kam këtu.

Unë nga Kosova kam dalë, deri në moshën 18 vjeçare kam jetuar këtu”, ka thënë Rashica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat