Rikthehet pas dy vitesh në stol

Futboll

Rikthehet pas dy vitesh në stol

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:45
Fabio Grosson

Eusebio Di Francesco rikthehet në Serie A. Trajneri që dërgoi Romën në gjysmëfinalet e Champions League (2017/2018), është emëruar trajneri i ri i Frosinones.

Duke zëvendësuar Fabio Grosson, i cili ia doli të rikthente skuadrën laciale në elitën e futbollit italian.

53-vjeçari ka firmosur për një vit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit nëse ia del të mbajë Frosinonen në Serie A.

Një jetë me Romën si futbollist, drejtues dhe trajner. Di Francesco rikthehet në pankinë pas gati dy vitesh.

“Jam një trajner i çmendur”, deklaronte kohë më parë ish-mesfushori italian.

Tani riniset nga Frosinone me misionin për të siguruar mbijetesën mes më të mirëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat