Marca zgjedh më të mirët e sezonit 2022/23

Futboll

Marca zgjedh më të mirët e sezonit 2022/23

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 13:14
Erling Haaland

Së shpejti do të nisin grumbullimet për sezonin 2023-24, por në këto orë është koha për bilancin e fundit të sezonit të kaluar, atë 2022-23. Marca përpiloi renditjen e lojtarëve më të mirë të vitit të kaluar dhe zgjodhi një top 10 absolut.

Është e qartë se nuk është një ekip i përbërë nga portierë, mbrojtës, mesfushorë dhe sulmues, por vetëm një listë me dhjetë lojtarë që, për një arsye ose një tjetër, meritonin të ishin ndër më të mirët. Në këtë renditje speciale spikasin edhe dy “italianë”.

Në top 10-shen e lojtarëve më të mirë të sezonit 2022/2023, sipas Marca, fiton Erling Haaland i Manchester City. Golashënues dhe forca shtytëse në Premier League, me Qytetarët arriti të realizojë Triplete-n në vitin e tij të parë “anglez”. Në podium ishin gjithashtu Lionel Messi dhe Vinicius Juniors të PSG dhe Real Madrid.

Jashtë podiumit Mbappe. Në renditje dallohen dy lojtarë të Serisë A, të vetmit, pikërisht Osimhen dhe Kvaratskhelia të Napolit që janë pozicionuar në vendin e tetë dhe të dhjetë.

1. Erling Haaland (Manchester City)

2. Lionel Messi (PSG, tani tek Inter Miami)

3. Vinicius Junior (Real Madrid)

4. Kylian Mbappe (PSG)

5. Kevin DeBruyne (Manchester City)

6. Rodri (Manchester City)

7. Antoine Griezmann (Atletico)

8. Viktor Osimhen (Napoli)

9. Ilkay Gundogan (Manchester City, tani te Barcelona)

10. Khvicha Kvaratskhelia (Napoli)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat