​Zyrtare, Llapi largon një tjetër lojtar të rëndësishëm

Futboll

​Zyrtare, Llapi largon një tjetër lojtar të rëndësishëm

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:00
Tahir Batatina

Drejtuesit e Llapit tonë kanë rënë dakord me lojtarin Alef Firmino për transferimin e tij në klubin Sutjeska Niksic.

Lajmin e ka dhënë vet skuadra përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, ku thuhet se largimi i tij është bërë me pëlqimin e të dy palëve.

“Ky transferim u bë i mundur me pëlqimin e dy klubeve dhe të lojtarit. Për këtë transferim u angazhuan maksimalisht drejtuesit e klubit tonë, respektivisht Nënkryetari i klubit z. Bahri Ademi me Drejtorin e Transfereve Internacionale, z. Arbenit Sinani.”, thuhet në njoftim.

Alef Firmino ishte pjesë e Llapit nga viti 2021 dhe gjatë dy viteve ka arritur të paraqitet në 58 ndeshje zyrtare duke kontribuar me 13 gola dhe 3 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat