Bardhi do të mbetet në Trabzonspor!?

Futboll

Bardhi do të mbetet në Trabzonspor!?

Nga: K.G. Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:39
Bardhi

Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me gjasë do ta veshë fanellën e Trabzonsporit edhe për sezonin e ardhshëm.

Mediat nga Turqia raportojnë se Bardhi i ka thënë si Bjelicës ashtu edhe drejtuesve të klubit se dëshiron të qëndrojë.

Kështu që tani gjasat janë edhe më të mëdha që futbollisti të luajë për klubin turk edhe në sezonin e ri.

Bardhi erdhi në Trabzon për tre milionë euro nga Levante pas pesë viteve të kaluara në La Liga spanjolle dhe në periudhën e kaluar u lidh me një transferim te Girona e Spanjës, Torino e Italisë, Hull i Anglisë e LA Galaxy e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat