Ky është problemi i çuditshëm mes skuadrës shqiptare dhe lituane!

Futboll

Ky është problemi i çuditshëm mes skuadrës shqiptare dhe lituane!

Nga: K. Goca Më: 2 korrik 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Champions League në futboll.

Kundërshtari është Zalgiris nga Lituania, por dy skuadrat ende nuk mund të bien dakord se cila do të jetë mikpritëse.

“Shorti donte që ndeshja e parë të luhej në Lituani, më 11/12 korrik, ndërsa ndeshja e dytë në Maqedoni, më 18/19 korrik. Megjithatë, lituanët kanë një problem sepse në datën që do të luajnë në shtëpi, është samiti i NATO-s në Vilnius.

Administrata e klubit kërkoi nga Struga që të ndryshojë datat dhe ndeshja e parë të luhet në Maqedoni, ndërsa e kthimit në Lituani, por struganët e refuzuan një propozim të tillë. 

Pas refuzimit të propozimit nga Struga, lituanët iu drejtuan UEFA-s ku kërkuan ndryshimin e ndeshjeve.

Arsyeja për një gjë të tillë është se gjatë samitit të NATO-s do të kufizohet lëvizja në Vilnius, transporti, si dhe linjat ajrore, të cilat do të kërkojnë që të ketë një ‘hapësirë të mbyllur’ në një rreze prej 30 kilometrash. nga salla ku do të mbahet ngjarja”, shkruan media nga Maqedonia e Veriut, “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat