Al-Nassr gati për t’i “rrëmbyer” Onanën United

Futboll

Al-Nassr gati për t’i “rrëmbyer” Onanën United

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 21:30
Andre Onana

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr për të cilin luan sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo, është i interesuar për shërbimet e portierit të Interit, Andre Onana.

Mediat më herët raportuan se Manchester United është pretendenti kryesor për portierin nigerian.

Kontrata e futbollistit 27-vjeçar me klubin italian është e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Portali Transfermarkt e vlerëson atë në 35 milionë euro.

Në sezonin 2022/23, Onana mori pjesë në 41 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat pësoi 36 gola dhe la rrjetën e tij të paprekur 19 herë.

Ai ka luajtur më parë për Ajax. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat