Kukësi dhe Partizani bëhen lëmsh për një miqësore

Futboll

Kukësi dhe Partizani bëhen lëmsh për një miqësore

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Kukësi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri e njëkohësisht Partizani po përgatitet për ndeshjen e parë në Europë ndaj BATE Borisov. Për ditën e sotme, të dyja skuadrat kanë planifikuar ndeshje miqësore në stadiumin “Kukës Arena”.

Verilindorët do të presin Gjilanin duke nisur nga ora 17:30 në testin e parë për skuadrën e Rraman Hallaçit. Pas shumë ndryshimeve në ekip, skuadra e Kukësit do të zbresë në fushë me shumë të rinj si nga akademia ashtu edhe nga afrimet e verës.

Nga ana tjetër, edhe Partizani ka njoftuar një miqësore në “Kukës Arena” ndaj Ballkanit, por problemi mes dy miqësoreve është orari i parashikuar. Të kuqtë do të luajnë në orën 19:00 dhe në këtë orar, ende nuk ka përfunduar ndeshja e Kukësit. Nëse Kukësi e përfundon takimin brenda 90 minutave pa asnjë minutë shtesë, ndeshja përfundon në 19:15.

Tashmë, mbetet të shihet se si do ta menaxhojnë dy skuadrat situatën me oraret.

Alternativa e parë është ndryshimi i orarit por dy ndeshje në një ditë do të dëmtonin jo pak fushën, dhe zgjidhja e dytë mbetet që njëra ndeshje të luhet në fushën me tapet artificial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat