Largohet nga Liverpooli

Futboll

Largohet nga Liverpooli

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 13:55
Artur Melo

Artur Melo ka përfunduar periudhën e tij të huazimit te Liverpuli dhe tani do të rikthehet në Itali për të luajtur me Juventusin, nëse këta të fundit nuk vendosin ta huazojnë sërish.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Artur e ka konsideruar jo të mirë periudhën te “The Reds” duke shpresuar që me skuadrën e re të luajë më shumë.

“Nuk kisha fat këtë sezon por gjithçka ka mbaruar dhe ndihem shumë më mirë.

Dua të vazhdoj të kuaj. Kam pasur momente të vështira te Liverpuli por Klop me stafin e tij dhe shokët e skuadrës më kanë ndihmuar që t’i kaloj.

Arabia? Nuk shkoj sepse jam ende i ri, jam 26 vjeç dhe dua të luaj në nivele të larta për të fituar trofe dhe më pas të kthehem sërish në Brazil”, u shpreh Artur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat