Synohet ylli tjetër i Serie A, gati 50 milionë euro

Futboll

Synohet ylli tjetër i Serie A, gati 50 milionë euro

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:45
Newcastle

Siç raportojnë mediat italiane, Newcastle pritet t’i dorëzojë një ofertë zyrtare Juventusit, për blerjen e Federico Chiesa.

Emri i anësorit 25-vjeçar është lidhur me disa skuadra për këtë verë dhe mes tyre janë edhe anglezët, të cilët do të paguajnë 50 milionë euro për blerjen e tij.

Në sezonin që përfundoi, futbollisti italian, i rrënuar nga dëmtimet, shënoi katër herë dhe ndau gjashtë asistime në 33 ndeshje.

Ai luan për Juventusin që nga viti 2020, duke shënuar gjithsej 22 gola dhe 20 asistime në 94 paraqitje me fanellën e Bianconerëve.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren në vitin 2018 dhe që atëherë ka bërë 41 paraqitje me katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat