FFK dhe komuna e Dardanës mbështesin turneun tradicional “Rogana” 

Futboll

FFK dhe komuna e Dardanës mbështesin turneun tradicional “Rogana” 

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:41
Agim Ademi e Kadri Rahimaj

Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Dardanës janë dakorduar për mbështetjen e turneut tradicional të futbollit të vogël në Roganë.

Ky turne është njëri nga më të organizuarit në vendin tonë dhe grumbullon ekipe nga mbarë trojet shqiptare.

Presidenti Agim Ademi dhe kryetari i komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për mbështetjen e këtij aktiviteti, i cili gjatë zhvillimit të tij grumbullon numër të madh edhe të bashkatdhetarëve tanë, të cilët në këtë periudhë vijnë për pushime në vendlindje.

Në edicionin e sivjetmë do të marrin pjesë 32 ekipe, derisa ky turne ka jehonë të madhe jo vetëm në Anomoravë, por edhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat