Ademi takoi kryetarët e komunave të Dardanës dhe Shtimes 

Futboll

Ademi takoi kryetarët e komunave të Dardanës dhe Shtimes 

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:42
Qemajl Aliu, Agim Ademi e Kadri Rahimaj

Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka takuar kryetarin e komunës së Kamenicës (Dardanës), Kadri Rahimaj dhe kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për nënshkrimin e Memorandumeve të Bashkëpunimit dhe rregullimin e fushave të futbollit në këto dy komuna për KF Kika dhe KF Vjosa.

Kryetarët e komunave falënderuan kreun e FFK-së për gatishmërinë për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive në këto komuna.

Ata theksuan se sporti dhe nevoja për investime në infrastrukturë për t’iu mundësuar të rinjve kushte sa më të mira për aktivitetet sportive është edhe ndër prioritetet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat