Frattesi firmos me Interin

Futboll

Frattesi firmos me Interin

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:11
Frattesi

Davide Frattesi është futbollist i Interit. E Konfirmon lajmin drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, i cili duke dalë nga zyrat e klubit zikaltër, deklaroi se mesfushori italian ka firmosur tashmë kontratën.

“Po, mund të themi se Frattesi është futbollist i Interit. Ka firmosur pak minuta më parë kontratën dhe mund të themi se ka qenë një blerje shumë e mirë për Interin.

Edhe për ne marrëveshja shkoi në mënyrën më të mirë, pasi morëm edhe Mulattierin, një futbollist të talentuar që e ndiqnim prej kohësh”, u shpreh Carnevali.

Mediat në Itali zbulojnë se Frattesi transferohet te zikaltrit në huazim me detyrim blerjeje për 24 milionë euro sezonin e ardhshëm, si dhe kartonin e të riut Mulattieri, që kalon te Sassuolo.

Në këtë mënyrë Simone Inzaghi zëvendëson menjëherë kroatin Brozovic, i cili u transferua në Arabinë Saudite, teksa Frattesin do ta ketë në dispozicion që në ditën e parë të grumbullimit, më 15 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat