Al-Khelaifi: Mbappe nuk mund të largohet falas

Futboll

Al-Khelaifi: Mbappe nuk mund të largohet falas

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:52
Mbappe

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi gjatë konferencës së prezantimit të Luis Enrique si trajnerin më të ri të klubit, ka prekur edhe të ardhmen e Mbappe.

“Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua të përsëris çdo herë: nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë.

Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në bota falas, është e pamundur.

Ai tha se nuk do të largohej kurrë falas, nese ai ndërron mendje sot, nuk eshte faji im.

Ne nuk duam ta humbim falas lojtarin më të mirë në botë, kjo është shumë e qartë”, tha numri një i PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat