Akuzat për rrëmbim dhe torturim, bastiset banesa e Al Khelaifit

Futboll

Akuzat për rrëmbim dhe torturim, bastiset banesa e Al Khelaifit

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 13:41
Enrique e Al Khelaif

Agjencia franceze e lajmeve AFP zbuloi arsyet e bastisjes së banesës së presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, gjatë kohës së prezantimit të trajnerit të ri, Luis Enrique. Gjithçka lidhet me një hetim mbi akuzat e dyshuara për rrëmbim dhe torturim në Katar të një lobisti franko-algjerian.

Një zëdhënës i klubit parizien i siguroi AFP-së “gjyqtari hetues kërkoi informacion shtesë dhe akses në shtëpinë e Al-Khelaifit, të cilat u dhanë në mënyrë të plotë dhe transparente, në bashkëpunim të plotë me autoritetet”.

Hetimi ka vazhduar që nga fundi i janarit, pas një padie të bërë nga Tayeb Benabderrahmane, një lobist franko-algjerian, i cili siguroi autoritetet se ai ishte rrëmbyer për gjysmë viti dhe se ishte marrë në pyetje nga autoritetet lokale për dokumentet që ai kishte në posedim dhe kjo mund të ishte komprometuese për presidentin e PSG-së.

Më pas ai do t’i nënshtrohej një periudhe arresti shtëpiak dhe vetëm në nëntor 2020 u autorizua të largohej nga Katari, por vetëm pasi të kishte nënshkruar një dokument me një klauzolë konfidencialiteti, ku mori përsipër të mos zbulonte asgjë për dokumentet në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat