Erijon Konjufca merret vesh me Llapin

Futboll

Erijon Konjufca merret vesh me Llapin

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:39
Erijon Konjufca e Tahir Batatina

Llapi i Podujevës konfirmon marrëveshjen me futbollistin e talentuar, Erijon Konjufca.

“Sulmuesi këmbëshpejt, 19 vjeçar, Erijon Konjufca ka firmosur kontratë 4-vjeçare me ekipin tonë.

Konjufca, pjesë e Ramiz Sadikut, në edicionin e fundit me U-19 të këtij ekipi ka shkëlqyer dhe ka kontribuar me 8 gola e 17 asistime.

Hapësira e mjaftueshme për talentët dhe mundësia që u jep trajneri Tahir Batatina atyre e kanë shtyrë edhe Konjufcën që për 4-vitet e ardhshme t'i mbroj ngjyrat e klubit tonë.

Njëherit një tjetër arsye me rëndësi të madhe është edhe pjesëmarrja e Llapit në Ligën U-21, pasi që veç se dihet se garat me këtë ekip nisin në të njëjtën kohë sikurse garat e ekipit të parë.

Përveç Ramiz Sadikut, sulmuesi i dy-krahëve dhe i qendrës, ka mbrojtur ngjyrat edhe të Besëlidhjes si dhe Ronit 19”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat