Reagon FC Ballkani: Është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!

Futboll

Reagon FC Ballkani: Është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:44
Logo e FC Ballkanit të Therandës

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, po përgatitet prë ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Champions League në futboll.

Ballkani do të ndeshet me ekipin bullgar, Ludogorets.

Megjithatë Ballkani ka reaguar përmes një komunikate. 

“’Every wonder lasts three days’! (Çdo çudi zgjatë 3 ditë)!

Kjo proverb hungareze e përhapur në gjithë botën, duket se vetëm në Kosovë nuk përshtatet, ngaqë këtu çudirat e shkelin njëra-tjetrën vazhdimisht, e zgjasin pafund. 

Një shtet me aspirata sportive për ta zënë Evropën, vazhdon ta çuditë krejt kontinentin, duke mos qenë gati as me kushtet minimale. 

4 ditë kanë mbetur deri te data e zhvillimit të ndeshjes më të madhe shtetërore për klube, në nivelin më të lartë të mundshëm, siç është Liga e Kampionëve, e ne ende e kemi të turbullt se ku do të luhet ai duel kualifikues. 

Në vend se krejt koncentrimi e vëmendja e futbollistëve dhe stafit të skuadrës tonë, të jetë e fokusuar në futboll, ne përballemi me ngarkesë psikologjike se çfarë po ndodh me fatin e takimit, të datës 11 Korrik. 

Shtetin që e duam dhe mundohemi për ta prezantuar në mënyrën më të mirë, të huajt me vetëm një kërkim (search) në google, na e kthejnë në përqeshje. Si të arsyetohet kjo?

Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare?

Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane. 

Po, është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!”, reagon FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat