United arrin akord personal me Onanan

Futboll

United arrin akord personal me Onanan

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:43
Andre Onana

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Andre Onana ka arritur akord personal me Manchester United.

Po ashtu, bëhet e ditur se Manchester United e ka përmirësuar ofertën drejt Interit për Andre Onanan, pasi që portieri është prioriteti kryesorë i “Djajve të Kuq”.

Propozimi i ri i United drejt Interit është 50 milionë euro, shumë kjo në të cilën janë të përfshira edhe bonuset. 45 milionë euro dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve është oferta e dytë e United.

Oferta e parë prej 40 milionë eurove dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve u refuzua nga Interi, pasi që gjiganti italian e ka bërë të qartë se dëshiron vetëm 60 milionë euro për Onanan.

United mbetet në kontakte me Interin, pasi që beson se 55 milionë euro mund të jetë shifra e duhur për ta përmbyllur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat