UEFA zyrtarizon një tjetër kompeticion

Futboll

UEFA zyrtarizon një tjetër kompeticion

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 13:12
Sevilla

Kompeticioneve të larmishme të futbollit i shtohet edhe një tjetër. UEFA dhe Federata Amerikano-jugore e Futbollit (CONMEBOL) pas të famshmes “Finalissima” që luhet mes fitueses së Europianit dhe fitueses së Kupës së Amerikës, bashkëpunojnë sërish.

Këtë herë përballë do të jenë fituesja e Europa League dhe fituesja e kupës së amerikës-jugore teksa edicioni i parë do të zhvillohet në stadiumin e Sevilla-s, Ramon Sanchez Pizjuan.

Si për rastësi, është Sevilla skuadra europiane që do të marrë pjesë si fituese e freskët e Europa League ndërsa nga krahu tjetër përballë është skuadra ekuadoriane e Independiente del Valle.

Ndeshja është programuar të luhet më datë 19 korrik duke nisur nga ora 22:00. Në deklaratën e saj UEFA bën të ditur se bëhet fjalë për një ndeshje të vetme, e cila nëse përfundon në barazim, atëherë do të kalojë menjëherë te goditjet e penalltive pa qenë nevoja të luhet koha shtesë prej 30 minutash.

Një tjetër fakt interesant është se edicion i parë do të marrë emrin e “Antonio Puertas”, ish-futbollistit të Sevillas që u nda nga jeta pas një arresti kardiak në fushë në vitin 2007 kur ishte vetëm 22-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat