Hodaj - trimi i finales së barazhit, largohet nga Liria 

Futboll

Hodaj - trimi i finales së barazhit, largohet nga Liria 

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 12:18
Driilon Hodaj

Portieri Diilon Hodaj konfirmon largimin nga skuadra me renome e futbollit Liria e Prizreni.

Hodaj është më i merituari që Liria u rikthye në elitë, i cili në finalen e barazhit ka mbrojtur dy penallti, duke e ndihmuar Lirinë që të fitoi me 3:0 në penallti ndaj Ferizajt.  

“Sigurisht që çdo fillim e ka edhe një fund, e unë nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit tim të fëmijërisë FC Liria. 

Falënderoj kryesinë dhe të gjitha strukturat e klubit, të gjithë trajnerët më të cilët kam punuar, bashkëlojtarët që e ndamë fushën bashkë, e që së fundmi arritëm ta çojmë klubin aty ku e ka vendin!

Falënderoj qytetaret e Prizrenit për përkrahjen ndaj neve lojtarëve, e veçanërisht ndaj meje!

Falënderim të veçantë për tifozët ‘Arpagjik't’ Prizren që ishin mbështetësit kryesor dhe lojtari ynë i 12-të!

Klubit i uroj sukses dhe shpresoj që të arrije aty ku duhet dhe ku e meriton!

Faleminderit dhe mirupafshim në sfidat e radhës!”, njofton Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat