Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Onana te Manchester United

Futboll

Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Onana te Manchester United

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:18
Andre Onana

Teksa të gjithë janë në pritje të finalizimit të marrëveshjes mes Interit dhe Manchester United për transferimin prej 55 milionë eurosh të portierit kamerunas, Andre Onana nga Italia drejt Anglisë, tashmë është mësuar dhe paga që “shtatlarti” kamerunas do të përfitojë në “Old Trafford”.

Sipas, raportimeve më të fundit të mediave italiane, 27-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “djajtë” e Premier League, nga e cila do të përfitojë rreth 6.5-7 milionë euro në seon, pa llogaritur këtu bonuset.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se kur do të zyrtarizohet e gjithë marrëveshj.

Mirëpo duket se një diferencë prej 5 milionë eurosh nga 60 në 55 milionë është mëse e mjaftueshme për të bindur “zikaltërit” ta lënë Onana të shkojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat