Kosova e Duseldorfit fitojnë miqësoren e parë

Futboll

Kosova e Duseldorfit fitojnë miqësoren e parë

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2023 Në ora: 22:40
Kosova e Duseldorfit

Skuadra e Kosovës së Dusseldorffit pretendon që të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri në Bezirksliga.

Kosova i ka qëllimet e qarta, synojnë hyrjen në Landesliga.

Me përforcime dhe ekipin që posedon, janë kandidat kryesor për vend të parë. 

Bujar Neziri, presidenti i klubit, me bashkëpunëtorët e tij, kanë krijuar të gjitha parakushtet, që përgatitjet të shkojnë siç është më së miri. 

Kuqezinjtë sot shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj “Genc Osman”, në takimin e parë kontrollues.

Për Kosovën shënuan Tolaj (3'), Idrizi (48') dhe për “Genc Osman” realizoi Sadiklar (90’). 

“Fitojmë me rezultat 2:1 në miqësoren tonë të parë 

Faleminderit gjithë atyre që ishin të pranishëm dhe përkrahen klubin tonë

Shihemi në ndeshjen e radhës me datën 16 korrik kundër ASV Mettman”, njofton FC Kosova Dusseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat