"Pasardhësi" i Drogba kalon në Bundesliga!

Futboll

"Pasardhësi" i Drogba kalon në Bundesliga!

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 23:52
David Fofana

Vetëm 6 muaj në “Stamford Bridge”, “pasardhësi” i Drogba kalon në Bundesliga!

Vetëm 6 muaj pjesë e “bluve” të Chelsea, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili konsiderohej si “pasardhësi” i Didier Drogba, David Fofana është pranë largimit në huazim drejt Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.

Sipas, raportimeve më të fundit nga, gazetari i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, 20-vjeçari është shumë pranë kalimit tek Union Berlin vetëm për sesonin e ardhshëm, teksa raportohet se negociatat po shkojnë shumë mirë.

Fofana zhivlloi vetëm 3 ndeshje sezonin e shkuar në Premier League dhe një huazim pa të drejtë blerje mund të ndihmojë “bomberin” e ri të fitoj eksperiencën e duhur, teksa kujtojmë se gjermanët janë pjesë e UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat